Çeku: Vazhdojnë punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan

Sporti

Çeku: Vazhdojnë punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan

Më: 25 janar 2026 Në ora: 00:02
Pamje

Punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan po vazhdojnë me ritëm të shpejtë, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Sipas tij, projekti po realizohet me investim mbi 2 milionë euro dhe synon krijimin e kushteve moderne për sportistët dhe të rinjtë e kësaj zone.

“Po vazhdojnë punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan.

Me investim mbi 2 milionë euro, projekti po realizohet me ritëm të shpejtë dhe do t’u krijojë sportistëve dhe të rinjve kushte moderne për stërvitje dhe zhvillim.

Investimet në infrastrukturën sportive mbeten prioritet për fuqizimin e sportit në gjithë vendin”, ka deklaruar Çeku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat