​Takim FEFS–KOK: projekte të përbashkëta dhe fokus te Lojërat Mesdhetare 2030

Sporti

​Takim FEFS–KOK: projekte të përbashkëta dhe fokus te Lojërat Mesdhetare 2030

Më: 27 janar 2026 Në ora: 16:16
Foto nga takimi

Përfaqësues të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit kanë zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, ku është diskutuar thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sportit. Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të projekteve të përbashkëta që synojnë zhvillimin dhe avancimin e sportit në vend.

Gjatë bisedës, palët shkëmbyen ide konkrete për iniciativa që do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe akademike, si dhe në promovimin e vlerave olimpike.

Një pjesë e veçantë e diskutimeve iu kushtua edhe mundësive të bashkëpunimit në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030.

Nga FEFS u theksua se takime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e urave mes institucioneve dhe krijimin e sinergjive afatgjata, të cilat do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për të gjithë komunitetin sportiv në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat