​Sportistët shqiptarë në ceremonitë e Lojërave Olimpike Dimërore, Begaj ka një urim

Sporti

​Sportistët shqiptarë në ceremonitë e Lojërave Olimpike Dimërore, Begaj ka një urim

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 21:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026, ku është pritur me mikpritje nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Begaj ka theksuar se ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për Shqipërinë.

Ai ka uruar sportistët shqiptarë Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – që të japin më të mirën e tyre dhe të bëjnë krenar vendin me performancat e tyre dhe shpirtin garues.

Presidenti ka përfunduar mesazhin me moton frymëzuese: “Forca Shqipëri!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat