Zotohen për zhvillimin e mëtejmë të triathlonit në Kosovë

Sporti

Zotohen për zhvillimin e mëtejmë të triathlonit në Kosovë

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 20:53
Pamje nga kuvendi

Federata e Triathlonit e Kosovës mbajti Kuvendin e Përgjithshëm të Zakonshëm, në përputhje me Statutin, më datë 08.02.2026, në Shtëpinë e Sporteve – zyrat e Komitetit Olimpik të Kosovës, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Gjatë Kuvendit u trajtuan këto pika të rendit të ditës:

1. Hapja e Kuvendit
2. Zgjedhja e një procesmbajtësi
3. Zgjedhja e 3 anëtarëve të Komisionit Verifikues të delegatëve
4. Miratimi i Rendit të Ditës
5. Raporti i punës së Federatës për vitin 2025
6. Raporti financiar për vitin 2025
7. Raporti i auditorit të jashtëm për vitin 2025
8. Miratimi i planit të punës për vitin 2026
9. Miratimi i planit financiar për vitin 2026
10. Kooptimi i anëtarit të Bordit nga radhët e sportistëve
11. Të ndryshme

12.Mbyllja e Kuvendit

“Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan unanimisht nga delegatët prezentë, duke dëshmuar unitet dhe përkushtim për zhvillimin e mëtejmë të triathlonit në Kosovë.

Kuvendi u monitorua nga përfaqësueset e institucioneve: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) -Aferdita Fazlija-Udheheqese e Divizionit për Koordinim me Fedarata dhe Komitetin Olimpik.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) – Besire Domaniku,anëtare ë Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.
Falënderojmë të gjithë delegatët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në forcimin dhe avancimin e Federatës”,
thuhet nga federata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat