Ndryshimi i madh i kampiones së patinazhit

Sporti

Ndryshimi i madh i kampiones së patinazhit

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 13:28
Elise Christie

Ish-kampionia britanike e patinazhit të shpejtësisë, Elise Christie, ka zbuluar ndryshimin drastik që ka përjetuar në jetën e saj pas tërheqjes nga garat.

Në moshën 35-vjeçare, sportistja ka treguar se vështirësitë financiare, të përkeqësuara nga shkurtimet e fondeve sportive dhe zhgënjimet në Lojërat Olimpike “Sochi 2014” dhe “PyeongChang 2018”, e shtynë të kërkonte mënyra alternative për të siguruar jetesën.

Pas një karriere të ndritur në akull, një dëmtim serioz në kyçin e këmbës i shoi përfundimisht ëndrrën për të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore të Pekinit.

Image

E përballur me realitetin e ri, Christie fillimisht punoi në një piceri dhe më pas vendosi të hapë një profil në “OnlyFans”, duke u përpjekur të rindërtojë jetën larg pistave të akullit dhe të përballojë shpenzimet e përditshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat