Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, dy skuadrat favorite për medaljen e artë

Sporti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, dy skuadrat favorite për medaljen e artë

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 11:45
Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, dy skuadrat favorite për medaljen e artë të hokejit në akull për meshkuj, janë kualifikuar në gjysmëfinale me shumë vështirësi.

Të dyja kanë kaluar pas kohës shtesë, duke mundur respektivisht Suedinë dhe Republikën Çeke.

Koha e rregullt e sfidës SHBA-Suedi përfundoi 1-1, ndërsa në shtesë Hughes largoi fantazmat me golin e fitores dhe të kualifikimit për amerikanët. Më parë kishin shënuar Larkin për SHBA-të dhe Zibanejad për Suedinë.

Me shumë vështirësi është kulaifikuar edhe Kanadaja, që mundi Republikën Çeke me rezultatinn 4-3. Në shtesën prej 10 minutash tre kundër tre, plus portierët, Marner mbylli llogaritë për Kanadënë, që rrezikoi eliminimin e bujshëm nga Lojërat Olimpike Dimërore.  

Katër skuadrat gjysmëfinaliste të hokejit në akull për meshkuj janë SHBA-të, Sllovakia, Kanadaja dhe Finlanda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat