Çekia shënon gol me një lojtar më shumë se sa lejohet kundër Kanadasë

Sporti

Çekia shënon gol me një lojtar më shumë se sa lejohet kundër Kanadasë

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 16:54
Çekia

Një gabim i pabesueshëm i arbitrit ka ndodhur në çerekfinalen e turneut olimpik të hokejit për meshkuj.

Gjatë ndeshjes mes Çekisë dhe Kanadasë, u shkaktua një skandal kur kombëtarja e Evropës Lindore shënoi gol me një lojtar më shumë se sa lejohet në akull.

Goli i përkohshëm 3-2 i çekëve u bë qendër e polemikave dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Megjithatë, kanadezët arritën të përmbysnin rezultatin dhe fituan pas shtesës.

Në ndeshjen e çerekfinales të turneut të hokejit për meshkuj në ‘Santagiulia Ice Hockey Arena’, polemika shpërtheu kur, rreth 8 minuta para përfundimit të periudhës së tretë dhe të fundit, Çekia kaloi sërish në avantazh kundër kanadezëve me golin e Ondrej Palat, duke bërë rezultatin 3-2 përkohësisht.

Por goli u shënua në një situatë të qartë të parregullt: në akull ishin 7 lojtarë të Çekisë, ndërkohë që rregullat lejojnë maksimumi 5 lojtarë në fushë plus portierin. Arbitrat nuk e vërejtën parregullsinë dhe goli u pranua.

Rregullorja parashikon që në këtë rast goli të anulohet dhe të jepet një penallti ‘shoot-out’ kundër ekipit që ka bërë shkeljen. Polemika u qetësua pjesërisht nga përmbysja e rezultatit nga ekipi i Kanadasë, që barazoi pak më pak se 4 minuta para fundit me golin e Suzuki-t dhe më pas fitoi pas 1 minuti shtesë me golin vendimtar të Mitch Marner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat