Ndodhi e papritura, ndërpritet Kuvendi i federatës në Kosovë! Delegatët dalin jashtë

Sporti

Ndodhi e papritura, ndërpritet Kuvendi i federatës në Kosovë! Delegatët dalin jashtë

Nga: K.Goca Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 22:52
Pamje

Ndodhi e papritura në sportin e pingpongut në vend, pra Kuvendi i punës së Federatës së Pingpongut të Kosovës është ndërprerë sot për shkak të mungesës së kuorumit.

Sipas burimeve nga kuvendi, 16 delegatë kanë lëshuar mbledhjen, duke pamundësuar vazhdimin e punimeve dhe marrjen e vendimeve të parapara në rendin e ditës.

Kjo situatë është një tjetër dëshmi e përçarjeve dhe tensioneve të vazhdueshme brenda këtij komunitetit. 

Image

16 delegatë kanë lëshuar mbledhjen

Kuvendi është monitoruar nga përfaqësuesi i Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa në takim nuk ka pasur përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

“Kuvendi u ndërpre për shkak se nuk u aprovua rendi i ditës sepse kryetari Jeton Oruqi nuk i mori parasysh propozimet e klubeve për të shtuar edhe disa pika të rendit të ditës

Nga 31 delegat të pranishëm 16 lëshuan mbledhjen në shenjë proteste të keq udheheqjes së mbledhjes, i largoj dy delegat nga mbledhja...”, tha një burim brenda kuvendit.

“Raportin financiar për projektin e organizimit të garës botërore ËTT Prishtina 2025 nuk iu dorëzua delegateve për te cilin ata kanë të obliguar që të informojnë anëtarët e federatës për këtë projekt i cili ka pasur të hyra mbi 280000 euro apo 55% të buxhetit të Federatës”, tha një delegat që ishte brenda kuvendit.

Mbetet të shihet se si do të veprohet tutje dhe kur do të thirret një kuvend i ri për të tejkaluar ngërçin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat