Amir Vila për KK Sharrin e Hanit të Elezit: Synojmë të rritem jo vetëm në gara vendore

Sporti

Amir Vila për KK Sharrin e Hanit të Elezit: Synojmë të rritem jo vetëm në gara vendore

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 shkurt 2026 Në ora: 22:29
KK Sharri

Si çdo klub në Kosovë, edhe klubi i karatesë Sharri nga Hani u Elezit, ka synimet e veta për vitin 2026.

Klubi mundohet më mish e më shpirt që të organizohet në çdo sferë dhe me synime që të prodhojnë sa më shumë talente. 

Përveç kësaj, trajneri Amir Vila ka synime që në vitin 2026 të shënojnë rezultate sa më të mira jo vetëm në niveli vendi. 

Image

Ai ka folur për synimet, mbi të gjitha që si klub synojnë që të rriten në sa më shumë.

“Pra, në 2026, klubi i karatesë Sharri duket aktiv, i mbështetur nga komuniteti dhe komuna, dhe ka një ekip të fortë sportistësh që synojmë të rritem jo vetëm në gara vendore, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Image

Për klubin, disiplina, puna e vazhdueshme dhe fitimi i medaljeve më të mëdha mbeten qëllime kryesore për të ardhmen”, thotë trajneri i Sharrit për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Vila tha se klubi ka mbështetje nga komuna dhe kjo e gëzon shumë.

“Po, klubi ka mbështetje institucionale të dukshme nga Komuna e Hanit të Elezit.

Në janar 2026, kryetari i komunës mirëpriti zyrtarisht klubin dhe i falënderoi sportistët, trajnerët dhe drejtuesit për punën dhe sukseset e tyre, duke theksuar që komuna do të vazhdojë të mbështesë sportin dhe talentet e reja”, ka nënvizuar ai.

Trajneri nga Hani i Elezit ndihet i lumtur që në mesin e sportistëve më të mirë të komunës janë edhe sportistët e tij. 

“Komuna shpalli edhe “më të mirët” e sporteve për vitin 2025, ku në kategori të karate janë nderuar nxënësit si Leunora Loku, Rona Vila, Albesa Dernjani e Sala Koraqi, dhe është përmendur ndikimi i mbështetjes së institucioneve komunale për zhvillimin e sportit në qytet. 

Po ashtu Komuna ka theksuar rëndësinë e subvencioneve dhe mbështetjes së vazhdueshme për klubet sportive, duke përfshirë edhe karateistët, si një mënyrë për të ndihmuar zhvillimin e sportit në nivel lokal, ka thënë ai.

Klubi ka një organizim të mirë dhe talente që premtojnë shumë.

“Klubi karatesë ka 20 nxënës, 12 janë garues që marrin pjesë në garat kombëtare dhe ndërkombëtare gjithashtu falënderojmë z. Gani Mahalla që na mbështet dhe na këshillon”, ka përfunduar Vila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat