KPP “Gani Maloku”: Një tjetër ditë krenarie për klubin tonë!

Sporti

KPP “Gani Maloku”: Një tjetër ditë krenarie për klubin tonë!

Më: 15 mars 2026 Në ora: 20:01
Tre të parët

Pingpongistët e klubit “Gani Maloku” vazhdojnë me rezultate të lakmueshme.

‘Në ditën e dytë të Kampionatit Individual të Kosovës për U11 dhe U17, sportistët tanë vazhduan paraqitjet fantastike duke dominuar në tavolinë dhe duke sjellë rezultate të jashtëzakonshme për klubin tonë.

Arijon Krasniqi shpallet kampion i Kosovës në U-11, duke dominuar bindshëm dhe duke treguar talent e karakter kampioni.

Erina Vranovci – nënkampione e Kosovës në U-11, me një paraqitje shumë të fortë gjatë gjithë garës.
Detar Maloku – nënkampion i Kosovës në U11, duke dëshmuar progres dhe luftë sportive deri në fund.

Edhe në kategorinë U17 erdhën rezultate të rëndësishme:

Ajan Vranovci & Rejan Krasniqi – Vendi i tretë në çifte.

Ajan Vranovci – Vendi i katërt në garat individuale, pas ndeshjeve shumë të forta”, thuhet nga klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat