Zhvillime dramatike, shkarkohet kryetari i FPPK-së, formohet këshilli i përkohshëm 

Sporti

Zhvillime dramatike, shkarkohet kryetari i FPPK-së, formohet këshilli i përkohshëm 

Nga: K.G. Më: 18 mars 2026 Në ora: 17:44
Pamje nga kuvendi

Zhvillime dramatike në pingpongun e Kosovës. 

Raportohet nga kuvendi i jashtëzakonshëm që u mbajt se është shkarkuar kryetari Federatës së Pingpongut të Kosovës. 

“Sot në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Federatës së Pingpongut të Kosovës në të cilën u shqyrtua e vetmja pikë e rendit të ditës:

Mocion i mosbesimit për Kryetarin dhe Bordin Ekzekutiv të FPPK- së, për keqmenaxhim dhe jotransparencë të skajshme.

Nga 20 delegatët e pranishëm, të gjithë votuan PËR asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, kaloi mocioni, u shkarkua Jeton Oruqi dhe Bordi Ekzekutiv. U caktu Këshilli i Përkohshëm në përbërje Sheremet Hoti, Besim Hajdari dhe Ridvan Hashani i cili e ka për detyre që brenda një muaji të organizoj Kuvendin Zgjedhor”, thuhet nga një delegat brenda kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat