Klubi i pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizajt ka arritur rezultate të lakmueshme në Kampionatin e Kosovës.
Ky klub mburret me pesë medalje të bronzta që fituan sot.
“Në Kampionatin Individual të Kosovës për seniorë, djemtë dhe vajzat tona dhanë shpirtin në çdo pikë, duke na bërë krenarë me 5 medalje të bronzta.
Lenë Osmani luftoi me zemër të madhe, duke u ngjitur në podium si në individuale ashtu edhe në çift miks, ndërsa Adriatik Maloku tregoi karakter dhe forcë, duke fituar medalje në çifte dhe miks.
Edhe pse pa medalje, Rejan Krasniqi dhe Enes Vranovci na emocionuan me paraqitjet e tyre, duke treguar se e ardhmja është e ndritur dhe suksesi është vetëm çështje kohe.
Ky sukses nuk është vetëm medalje… është sakrificë, punë e palodhur dhe dashuri për sportin!
Krenar me secilin prej jush!”, shkruan në faqen e klubit.