Pingpongistja Shega Hashani është pa konkurrencë në pingpongun e Kosovës.
Një sportiste dalluar e cila ka synime të mëdha në këtë edicion, por fokusin e ka që të përgatitet sa më mirë për sfidat ndërkombëtare.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur pingpongisten Hashani, duke përgëzuar për sukseset.
“Ferizajasja Shega Hashani është një emër i lartësive të suksesit sportiv, duke qenë kampione absolute e Kosovës në sportin e pingpongut dhe kampione në kategorinë në çifte si dhe anëtare e Bordit të Federatës së Pingpongut të Kosovës, ku së fundi është përzgjedhur të jetë edhe pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare në Taranto të Italisë me trajnerin Ridvan Hashani, sukses ky për të cilin e përgëzova dhe i sigurova mbështetjen tonë të plotë’, - ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.