Një tjetër medalje i është shtuar peshëngritjes shqiptare

Sporti

Një tjetër medalje i është shtuar peshëngritjes shqiptare

Më: 5 maj 2026 Në ora: 11:59
Shtangisti Samoel Rrasa

Një tjetër medalje i është shtuar peshëngritjes shqiptare.

Shtangisti Samoel Rrasa ka marrë medalje argjendi në Botërorin e kategorisë Junior, turne që po zhvillohet në Ismaila të Egjiptit.

Në peshën 65kg, Rrasa u rendit i dyti në stilin e shkëputjes, duke marrë medalje argjendi. Në këtë stil, ai i realizoi me sukses të trija provat, duke ngritur 126kg, 130kg dhe në fund 134kg.

Në stilin e shtytjes, Rrasa realizoi vetëm provën e parë me 152kg, ndërsa dështon dy herë të ngrejë 156kg. Për pasojë, në këtë stil ai renditet në vendin e pestë, ndërsa në dygarësh me 290kg, ai u klasifikua i katërti.

Një paraqitje e shkëlqyer e mundësit të ri shqiptar, që premton shumë për të ardhmen. Rezultatet e deritanishme konfirmojnë se ai është në rrugën e duhur, ashtu sikurse edhe peshëngritja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat