Enkileda Carja i dhuron dy medalje të çmuara Shqipërisë

Sporti

Enkileda Carja i dhuron dy medalje të çmuara Shqipërisë

Më: 5 maj 2026 Në ora: 19:04
Pamje

Enkilejda Carja, medaliste e dyfishtë në Kampionatin Botëror të të rinjve në Peshëngritje.

Në përfundim të Baterise A, Enkilejda Carja ishte medaliste e bronztë në stilin e shtytjes me 125 kilogram. Dhe e tille ishte dhe në dygaresh me 229 kilogram.

Carja erdhi në podiumin e medaljeve nga Bateria B, atje ku ishte e para në shkëputje me 104 kilogram, e para në shtytje me 125 kilogram dhe e para në dygarësh me 229 kilogram.

Enkileda Carja, vetëm 18 vjeçe, i dhuron Shqipërisë edhe 2 medalje të çmuara, duke konfirmuar edhe njëherë potencialin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm. Nën drejtimin profesional dhe të përkushtuar të trajneres Eglantina Kalemi ,

Carja dëshmon se nuk është rastësi që u shpall së fundmi “Rising Star” e Europës, por një realitet i fortë i së ardhmes së peshëngritjes shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Duke përfunduar garën në kategorinë 69 kg, Enkileda Carja e mbyll këtë sfidë me një paraqitje dinjitoze dhe me dy medalje të merituara, duke shkruar një tjetër kapitull suksesi për peshëngritjen shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat