Në prag të Kampionatit Europian të Karatesë, Mursel Misini po zhvillon stërvitje intensive me reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në Kroacia, së bashku me reprezentacionin kroat.
Ky kamp i përbashkët stërvitor vjen si një fazë shumë e rëndësishme përgatitore, ku sportistët po punojnë maksimalisht për të ngritur formën fizike dhe për të përmirësuar aspektet teknike e taktike.
Përballjet me karateistë të nivelit të lartë nga Kroacia janë një test i vërtetë për Murselin, duke e ndihmuar të fitojë më shumë përvojë dhe siguri para sfidës europiane.
Përkushtimi, disiplina dhe puna e palodhshme janë tregues i qartë se Mursel Misini është i fokusuar maksimalisht për të përfaqësuar denjësisht vendin e tij në arenën ndërkombëtare.
Synimi është i qartë: performancë sa më e mirë dhe rezultate që do të bëjnë krenar çdo shqiptar dhe gjithë ekipin!