Kryeson i vetmuar turku Kayra Kamer me 4,5 pikë

Sporti

Kryeson i vetmuar turku Kayra Kamer me 4,5 pikë

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 14 qershor 2026 Në ora: 22:07
Pamje nga gara

Më ambientet e Hotelit Venus në Prishtinë, të dielën, më 14 qershor janë zhvilluar dy xhirot e radhës të Turneut
Takimet e Xhiros së 4-të, më program ishin paradite nga ora 9:00.

Në tabelën kryesore, takimi ndërmjet turkut Emirhan Tarlabasi dhe  Sebastian Bogner/Zvicër/ përfundoj  ½ - ½

Mjeshtri Ndërkombëtar Kayra Kamer/Turqi/ ka shënuar fitore e katërt radhazi në këtë turne. Ai mundi Mjeshtrin tonë të FIDE-së, Endrit Uruçin. Kjo ishte  disfata e parë e Uruçit, kurse Kamer me këtë fitore kryeson i vetmuar me 4 pikë. 

Në takimet kryesore u shënuan këto tezultare:

Vitaliy Bernadskiy/Ukrainë/-Alper Tezcan  1-0
Okan Ozsakaillioglu/Turqi/-Daniel Fidcher ½ - ½
Nderim Saraçi-Bedri Sadiku 1-0
Bogdan Lalic/-Bukra Karademir ½ - ½
Korab Saraçi-Alaudin Shtavica 1-0
Ahmet Jusufi-Alban Krasniqi 0-1
Ramë Rama-Lorenc Rama 1-0

Të dielën pas dite nga ora 17:00 janë zhvilluar takimet e Xhirosë së 5-të.

Në dy tabelat kundërshtarët remizuan Kamer-Tarlabasi dhe Bogner-Bernanfskiy.

Me remi përfundoi edhe partia Alper Tescan-Endrit Uruçi  

Ramë Rama dhe Alban Krasniqi kanë shënuar fitore. I pari mundi IM Daniel Fischerin , kurse Kraniqi mposhti Im Okan 
Ozdakallioglu.

Ballafaqimi i Korab Saraçit me kampionin tonë Nderim Saraçi. Ky takim ka përfunuar  me remi.

Xhiroja e 5-të:
1.Kayra Kamer-Emirhan Tarlabasi ½ - ½
2.Sebastian Bogner-Vitaliy Bernandskiy ½ - ½
3.Korab Saraçi-Nderim Saraçi ½ - ½
4.Alper Tescan-Endrit Uruçi  ½ - ½
5.Daniel Fischer-Ramë Rama 0-1
6.Alban Krasniqi-Okan Ozdakallioglu 1-0
7.Mladen Palac-Gani Hamiti 1-0

Renditjes pas xhirosë së 5-të i prin, Kayra Kamer me 4,5 pikë. Pasojnë me nga 4 pikë, Sebastian Bogner,Emirhan Tarlabasi, 
Vitaliy Bernadskiy,  Ramë Rama,Alban Krasniqi e të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat