Fehmi Mahalla: Gazeta “Bota sot” - gjithmonë afër sportistëve

Sporti

Fehmi Mahalla: Gazeta “Bota sot” - gjithmonë afër sportistëve

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 13:49
Fehmi Mahalla

Kampioni i Evropës në vitin 2004, Fehmi Mahalla, ka uruar përvjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Legjenda e karatesë ka vlerësuar kontributin e gazetës, duke thënë se ka luajtur rol të madh në shërbim të sportit shqiptar në përgjithësi.

“Urime për Gazetën ‘Bota sot’ dhe juve Kemajl Goca. Vlerësoj lart kontributin e gazetës e cila , gjithmonë ka qenë afër sportistëve shqiptarë ku do që janë.

Ju uroj punë të mbarë edhe në vazhdim”, ka uruar Mahalla, i cili ende e ka rekordin e pathyeshëm në garën prestigjioze “Paris Open”.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat