Trim Ismaili nis misionin për medalje në Kampionatin Evropian!

Sporti

Trim Ismaili nis misionin për medalje në Kampionatin Evropian!

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 16:14
Trim Ismaili

Nesër në Shkup fillon Kampionati Evropian i Mundjes për të Rinj (U-20), i cili do të zgjasë deri më 12 korrik.

Kampionati do të mbahet në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” dhe është për të rinj në mundje në stilin greko-romak, stil të lirë dhe për femra.

Si duket momenti i shumëpritur ka ardhur për mundësin shqiptar Trim Ismaili, i cili nesër nis duke filluar nga ora 11:00 do të garojë në kategorinë deri në 79 kilogramë, ku sfidën e parë do ta zhvillojë në fazën e 1/8 së finales ndaj fituesit të duelit mes përfaqësuesve të Izraelit dhe Italisë.

Nëse kalon këtë pengesë, në çerekfinale do ta presë përfaqësuesi i Ukrainës.

Pas një periudhe intensive përgatitore, kampi i Trim Ismailit shprehet optimist për formën e tij, duke besuar se mundësi shqiptar është i gatshëm të luftojë për rezultate të mëdha dhe të synojë një vend në podiumin evropian.

\Të gjithë sportdashësit shqiptarë do të jenë në mbështetje të Trim Ismailit, me shpresën se ai do ta nisë me fitore këtë sfidë të madhe dhe do të vazhdojë rrugën drejt medaljes në Kampionatin Evropian.

Në europian marrin pjesë edhe disa mundës të talentuar shqiptarë që do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat