Kosova dhe Izmiri synojnë bashkëpunim më të madh në sport dhe rini

Sporti

Kosova dhe Izmiri synojnë bashkëpunim më të madh në sport dhe rini

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 21:32
Foto nga takimi

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë.

Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në sport, me fokus në shkëmbimin e sportistëve, përvojave dhe mundësive të reja në disiplina të ndryshme.

Palët diskutuan gjithashtu për bashkëpunim në fushën e rinisë, ekonomisë dhe infrastrukturës sportive, me synimin që të krijohen mundësi konkrete për të rinjtë dhe sportistët.

Takimi vjen si vazhdim i bashkëpunimit të nisur gjatë vizitës së ministrit Gashani në Izmir në muajin maj, ndërsa palët shprehën gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Kosovës dhe Turqisë përmes sportit dhe projekteve të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat