Kombëtarja e kick -box-it të Kosovës është nisur drejt Hungarsë ku mbahet Kupa e Botës, e cila vlerësohet një nga turnetë më të mëdhenj dhe më prestigjiozë të kick-box-it në botë.
“Në këtë edicion do të marrin pjesë rreth 48 shtete dhe mbi 3000 sportistë nga mbarë bota.
Delegacionit të Kosovës i prin kryetari i Federatës, Fatmir Makolli, ndërsa ekipit i bashkohen selektori për kadetë dhe juniorë Nesret Salihaj, selektori për seniorë Ilir Menxhiqi”, ka njoftuar federata.
Garuesit
Ermir Shaqiri – Kadet
Nejla Baxhaku – Juniore
Elda Hasani – Juniore
Taulant Salihaj – Junior
Dijar Mjekiqi – Junior
Nart Mehmeti – Junior
Vanesa Pefqeli – Seniore
Hilmi Gjata – Senior
Edmond Sallahu – Senior
Artor Mehmeti – Senior
Gëzim Morina – Senior