Kosova ka fituar medaljen e dytë të artë dhe të tretën në total në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake të EUSA-s.
Ekipi kosovar i karatesë në konkurrencën ekipore ka triumfuar në garë, duke u shpallur kampion evropian, shkruan Indeksonline.
Vlera Qerimi, Behije Mustafa, Qendresa Ibrahimi, Elmedina Istogu dhe Albulena Gervalla shkëlqyen në garën ekipore dhe i siguruan Kosovës medaljen e artë.
Kjo është medalja e tretë për Kosovën në këtë kampionat, ndërsa e dyta e artë..