Kosova do ta presë Malin e Zi këtë të shtunë, më 26 shtator, nga ora 14:00, në Stadiumin “Demush Mavraj” në Istog.
Kjo është ndeshja hapëse e kompeticionit evropian për Dardanët, të cilët vijnë me një grup të kombinuar lojtarësh vendorë dhe nga diaspora.
Formacioni startues - Starting 15:
Trajneri Giorgi Adeishvili i ka besuar këtyre lojtarëve nga minuta e parë:
Edon Grajqevci, 2. Agon Adem, 3. Arlind Raka, 4. Daris Lekovic, 5. Arjanit Ibishi, 6. Leo Hajdaraj, 7. Auron Syla, 8. Lorik Alickaj (20), 9. Mehdi Krasniqi (C) - kapiten, 10. Elton Rexhepi, 11. Azdren Çelaj, 12. Imer Kozhani, 13. Kushtrim Dragusha, 14. Andi Hasolli, 15. Granit Hasani.
Kapiten do të jetë Mehdi Krasniqi, shtylla kryesore e ekipit në vitet e fundit.
Stoli - Finishers:
16. Ardit Ukaj, 17. Albion Ukaj, 18. Alban Selmani Van Sweevelt, 19. Dardan Gashi, 20. Ramadan Elshani, 21. Donat Bajrami, 22. Eris Abazi, 23. Artan Hasani.
Shtabi teknik:
Head Coach: Giorgi Adeishvili
Manager: Mark Barrett
Physio: Arbnor Gegaj dhe Gentian Kabashi
S&C: Artan Hasani
Kjo ndeshje është historike, pasi luhet në Istog, në stadiumin “Demush Mavraj”, dhe pritet një numër i madh tifozësh. Federata ka bërë thirrje për mbështetje masive: “Përkrahja juaj bën diferencën.”
Kosova – Mali i Zi është derbi ballkanik dhe një test i rëndësishëm për objektivat e Kosovës në këtë cikël të Rugby Europe Conference.