Kick-boksieri Art Dulaj shënon një fitore të madhe në çerekfinale të Kampionatit Botëror për të rinj WAKO, që po zhvillohet në Itali.
“Arbër Shala dhe Art Dulaj kanë siguruar tashmë nga një medalje të bronztë, ndërsa të dy janë në gjysmëfinale.
Tani na mbetet të presim edhe një hap tjetër drejt finales.
Nesër, Art Dulaj do të rikthehet në ring për të garuar në gjysmëfinale, në rrugëtimin e tij drejt majës dhe medaljes së artë.
I urojmë shumë suksese në vazhdim dhe forcë për hapin e radhës!”, tha Fatmior Makolli, kryetar i Federatës së Kick-Boksit të Kosovës.