Trondit ikona e gjimnastikës: Tre burra me maska më hynë në shtëpi dhe…

Sporti

Trondit ikona e gjimnastikës: Tre burra me maska më hynë në shtëpi dhe…

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 13:46
Simone Biles

Simone Biles, legjenda e gjimnastikës artistike, e cila numëron 41 medalje të fituara në Lojërat Olimpike dhe Kampionatet Botërore, ka bërë të ditur se tre persona të maskuar hynë në shtëpinë e saj në Çikago dhe i vodhën makinën luksoze “Porsche GTS”, me vlerë rreth 200 mijë euro. Përmes një videoje të publikuar në “TikTok”, gjimnastja e njohur 29-vjeçare e ndau lajmin e befasishëm.

“Ndjej se kam nevojë për një makinë të re, sepse gjatë muajve të fundit që kaluam në Çikago, tre burra të maskuar hynë në shtëpinë tonë dhe më vodhën makinën Porsche GTS. Por kjo është një histori tjetër.

Nëse doni ta dini, do t’jua tregoj këtë histori një herë tjetër”, u shpreh amerikania, e cila ndiqet nga më shumë se 5.6 milionë persona në “TikTok”. Nuk dihet ende se kur ka ndodhur vjedhja dhe nëse policia ka bërë ndonjë arrestim, por Biles konfirmoi se automjeti u gjet dhe u rikthye.

Pak kohë më vonë, Simone Biles publikoi një tjetër video, ku shfaqej duke blerë një Lamborghini Urus, me vlerë mbi 270 mijë euro, në një koncesionar në Hjuston. Simone Biles, e cila jeton me bashkëshortin e saj, Jonathan Owens, futbollist i NFLsë që luan për Indianapolis Colts, rrëfeu se “ndjej se kam nevojë për një reality show”.

“Gjërat që më ndodhin janë vërtet të çmendura, kështu që për producentët do të ishte shumë e lehtë thjesht të filmonin atë që ndodh zakonisht në jetën time”, tha ajo.

Simone Biles, shtatë herë kampione olimpike, zbuloi gjithashtu se vjedhja në shtëpinë e saj ishte një nga arsyet që ajo dhe Owens vendosën të merrnin një qen të racës doberman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat