Kombëtarja kuqezi afër të prekurve

Futboll

Kombëtarja kuqezi afër të prekurve

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:17
Kombëtarja kuqezi afër të prekurve

Shqipëria sot kujton ditën tragjike që ndodhi një vit më parë, saktwsishte me 26 nwntor 2019, kur vendi u goditë nga një termet i frikshëm.

51 vetë humbën jetën derisa edhe dëmet materiale ishin të mëdha. Kjo bërë që të gjithë të mobilizohen për t’u dal në ndihëm të prekurve dhe natyrisht kontributi i Kombëtares shqiptare ishte i madh.

FSHF sot kujton a^ë ditë të frikshme.

“Menjëherë sapo vendin tonë e preku tërmeti tragjik i para një viti, FSHF, Presidenti Duka, ekipet kombëtare dhe federatat partnere reaguan duke dhënë kontributin e tyre në ndihmë të familjeve të prekura nga kjo ditë e dhimbshme.

Ndihma materiale për familjet e dëmtuara, fushata kombëtare për të mbledhur fonde, fushata ndërkombëtare e ndërmarrë nga Presidenti Armand Duka gjatë shortit të EURO 2020 ku figura të shquara të futbollit evropian dhe federatat homologe të cilët shpërndanë mesazhin e dhurimit të fondeve në portalin e shtetit shqiptar.

Jo vetëm kaq por FSHF dhe ekipi kombëtar organizoi disa festa për t’i dhënë sadopak gëzim fëmijëve e familjeve të tyre. FSHF i mban premtimet, duke filluar ndërtimin e shtëpisë së parë të Artan Mirditës, në Gjuricaj të Ishmit, ndërkohë që FSHF do të rindërtojë edhe tre shtëpi të tjera me fonde të mbledhura nga donacionet e Federatës, stafit të Kombëtares, futbollistëve kuqezi dhe federatat partnere.

“Ne jemi një skuadër, rindërtojmë së bashku””, ka shkruar FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat