Ja sa do të mungojë ylli i Kosovës!

Futboll

Ja sa do të mungojë ylli i Kosovës!

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:01
Ja sa do të mungojë ylli i Kosovës!

Ja sa do të mungojë ylli i kombëtares së Kosovës, Muriqi!

Vedat Muriqi do të jetë për të paktën dy javë jashtë fushave të blerta.

Sulmuesi i Kosovës që luan për Lazion u dëmtua në ndeshjen e të martës të italianëve kundër Zenitit që u fitua me rezultatin 3-1. Siç raportojnë mediet italiane, ai nuk do të jetë i gatshëm për të paktën 10 ditë.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se bëhet fjalë për një dëmtim të shkallës së parë.

Edhe pse u transferua me shumë bujë në Seria A nga Fenerbahçe, karriera e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës nuk ka qenë në nivelin e pritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat