Arsenal fiton lehtësisht ndaj Molde, siguron kalimin tutje

Futboll

Arsenal fiton lehtësisht ndaj Molde, siguron kalimin tutje

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 20:58
Arsenal

Arsenal ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Evropës.

‘Gunners’ në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve kanë mposhtur 0-3 Molden në udhëtim.

Të tri golat e fitores Arsenal i shënoi në pjesën e dytë.

Nicolas Pepe në minutën e 50’ shënoi për 0-1.

Në minutën e 55’, erdhi goli i dytë për Arsenalin, nëpërmjet Reiss Nelson.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Folarin Balogun, duke shënuar në minutën e 83’.

Pas kësaj fitore, Arsenal numëron 12 pikë, për t’u renditur në vendin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat