Ish-futbollisti i Realit: Pinim vodka në autobusin e skuadrës

Futboll

Ish-futbollisti i Realit: Pinim vodka në autobusin e skuadrës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:39
Royston Drenthe

Royston Drenthe mbahet mend nga të gjithë si futbollisti i talentuar që shpërtheu në radhët e Feyenoord dhe u ble nga Reali i Madridit, por te Los Blancos ai dështoi totalisht dhe që nga ajo periudhë, karriera e tij ka ardhur në rënie totale.

Sot luan në divizionin e tretë të futbollit holandez me Kozakken Boys.

Në vitin 2013 provoi një aventurë në Rusi tek Alania, për të cilën flet në prononcimin e fundit.

“Vladikavkaz nuk ishte qyteti ideal për të jetuar. Mund të kesh shumë para, por nuk ke çfarë bën aty. E shtynim kohën duke pirë vodka, pije që nuk mungonte kurrë në autobusin e skuadrës. Kjo është Rusia”, rrëfen Drenthe, i cili shënoi 3 gola në gjashtë ndeshje të luajtura me Alanian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat