Takimet kryesore të ditës së sotme në ligat evropiane

Futboll

Takimet kryesore të ditës së sotme në ligat evropiane

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:16
Liverpool

E shtuna vjen me një sërë pērballjesh interesante, teksa gjithçka do të startojë në orën 13:30, me kampionin në fuqi të Premier Leagues, Liverpoolin që do të luajë ndaj Brightonit në transfertë.

Pavarësisht një starti jo fort bindës dhe dëmtimeve të shumta që kanë shqetësuar trajnerin Jurgen Klopp, “The reds” pozicionohen në krye me 20 pikë dhe sot do të kërkojnë suksesin e radhës përballë një kundërshtari si Brighton, që është larg formës së mirë të sezonit të kaluar.

Në orën 15:30, në Eurosport 2 do të vijë përballja Stuttgart-Bayern Munich, me bavarezët që vijnë pas një barazimi në shtëpi ndaj Werder Bremen dhe sot do të kërkojnë rikthimin te suksesi.

Një nga përballjet më interesante të ditës së sotme do të jetë ajo mes Valencias dhe Atleticos së Madridit, që do të startojë në orën 16:15 në stadiumin “Mestalla”.

Los Colchoneros janë e vetmja skuadër pa humbje këtë sezon dhe kanë pësuar vetëm dy gola në 8 ndeshjet e zhvilluara, ndaj janë favoritë edhe në sfidën e sotme, por kujdes, pasi Valencia luan një futboll të bukur dhe nuk ka presion mbi supe, ndaj mund t’u hapë shumë punë, ashtu si bëri me Realin disa ditë më parë.

Në orën 18:15 Evertoni do të presë Leeds-in në një sfidë që bëhet interesante kur sheh emrat në pankinën e dy skuadrave, Carlo Ancelotti dhe Marselo Bielsa, i pari një fitues i padiskutueshëm dhe tjetri i mirënjohur për futbollin e bukur që ushtron në fushë.

Evertoni ndali serinë e rezultateve negative fundjavën e kaluar dhe sot do tē kërkojë suksesin e radhës, por përballë do të ketë njē kundërshtar që ka vënë në vështirësi të madhe edhe skuadra si Liverpool, Manchester City e Arsenal.

Mbrëmja do të vijë gjithashtu me dy përballje interesante, ku Reali i Madridit do të kërkojë rikthimin te fitorja në kampionat, pasi do të presë Alavesin, ndërsa Paris Saint Germain do të përballet me Bordeaux në “Parc des Princes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat