Mourinho thotë se Lampard nuk e ka presionin e njëjtë, siç ai e kishte te Chelsea

Futboll

Mourinho thotë se Lampard nuk e ka presionin e njëjtë, siç ai e kishte te Chelsea

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:33
Mourinho dhe Lampard

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka deklaruar se ai më shumë nën presion gjatë kohës së tij në krye të Chelseas, sesa sot drejtuesi aktual i tyre, Frank Lampard.

Mourinho fitoi tre tituj të Premierligës me Chelsean në dy periudha të ndara, me Lampard një prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm në ‘Stamford Bridge’.

Lampard tani është rikthyer te Chelsea si trajner, dhe në sezonin e parë në krye të tyre, arriti vetëm vendin e katërt në tabelë.

Të dielën, Lampard me Chelsean do të presin Jose Mourinhon, që tani drejton Tottenhamin.

“Ajo që ndjeva është se kur isha në këto klube, kishte një presion të madh mbi mua dhe tani nuk ka një presion të madh mbi trajnerët e këtyre ekipeve”, ka deklaruar Mourinho para përballjes me Chelsean.

“Bëni pak presion dhe na lini në paqe, duke bërë punën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat