I fundit që ka hyrë në këtë proces...

Futboll

I fundit që ka hyrë në këtë proces...

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:28
Laporta

Para-kandidaturat tashmë janë duke u përvijuar për presidencën e Barçës.

I fundit që ka hyrë në këtë proces është Joan Laporta, i cili ishte një nga presidentët më të suksesshëm në historinë e klubit Blaugrana. Me atë lidhet koha e Pep Guardiolës te Barça, kur skuadra kapi majat e botës.

Në këtë kuptim, secili prej kandidatëve po përshkruan mbështetjen dhe premtimet për zgjedhjet. Josep Pedrerol paralajmëroi në “El Chiringuito” një detaj që i shqetëson shumë madridasit.

Teksa Mbappé nuk duket i vendosur për t’u larguar nga PSG, sytë e “Los Blancos” janë kthyer tashmë nga Erling Haland, sulmuesi i Borussia Dortmund.

Në këtë kuptim, Pedrerol paralajmëroi: “Agjenti i Haaland është Mino Raiola dhe Joan Laporta është një nga miqtë e tij më të mirë”. Ky informacion u ratifikua më vonë nga José Alvarez, korrespondent i programit në Barcelonë, duke siguruar që Haaland do të ishte “bomba” e kandidaturës së Laportës për presidencën katalanase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat