Klubi ikonik gjerman me rekord katastrofalë

Futboll

Klubi ikonik gjerman me rekord katastrofalë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:17
Klubi ikonik gjerman me rekord katastrofalë

Klubi ikonik gjerman me rekord katastrofalë, 25 ndeshje pa fituar në Bundesligë!

Schalke 04 është një emër i madh në futbollin gjerman.

Schalke është një nga ekipet më ikonike që krenohet Gjermania në Evropë, por aktualisht ata janë duke ‘luftuar’ për të marrë një fitore.

Schalke sot pësoi humbjen e radhës nga Monchengladbach (4:1). Kjo ishte ndeshja e 25-të që ata nuk dinë për fitore, rekordi më i keq i një skuadre elitare gjermane.

Fitorja e fundit e tyre daton më 17 janar, pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm. Që nga atëherë, ata nuk kanë arritur asnjë fitore në Bundesligë.

Schalke i shpëtoi rënies vitin e kaluar falë stinorit vjeshtor, ku pati rezultate të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat