Glik: Jam i zhgënjyer që nuk luajti sot Ronaldo – e merituam barazimin ndaj Juventusit

Futboll

Glik: Jam i zhgënjyer që nuk luajti sot Ronaldo – e merituam barazimin ndaj Juventusit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:37
Kamil Glik

Kamil Glik e ka shijuar barazimin 1-1 të Beneventos përballë Juventusit, por është i zhgënjyer që Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në atë takim.

Alvaro Morata shënoi golin e parë të takimit, por volej i Gaetano Letizia i barazoi shifrat, që në fund doli të jetë rezultai final.

“Ne ishim kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, Juventusi ka kaq shumë cilësi, por ne patëm një paraqitje të shkëlqyeshme”, ka thënë Glik për Sky Sport Italia.

“Ne krijuam më shumë mundësi shënimi se ata, u mbajtëm mirë në mbrojtje, kështu që është një pikë për t’u vlerësuar”.

“Kjo lloj qasje nuk është vetëm ajo që na duhet kundër Juves, por çdo javë, pasi jemi të sapo-promovuar, dhe të jemi me këtë qëndrim dhe vendosmëri, ne do të sigurojmë qëndrimin tonë në Serie A”.

Glik është përsëri në Serie A pas disa vitesh në Francë, por ai ka një histori të gjatë kundër Juventusit falë statusit të tij si një hero i Torinos.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se kjo nuk ishte një lojë e veçantë për mua, pasi kalova pesë vjet të mrekullueshme në Toro. Kjo do të thotë shumë për mua, është në zemrën time, por unë luaj tani për Benevento dhe motivimi më i rëndësishëm ishte marrja e pikëve”.

Juventus e pushoi Ronaldon, kështu që a u lehtësua Glik kur mësoi se CR7 nuk do të ishte në Stadio Vigorito.

“Në të vërtetë isha i zhgënjyer që Ronaldo nuk po luante, pasi më pëlqen ta sfidoj veten kundër lojtarëve më të rëndësishëm në botë. Unë e njoh atë mirë, ne të dy i duam sfidat ”, ka shtuar më tej ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat