Superiore/ Luhen sot ndeshjet e javës së 5-të, spikat ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit

Futboll

Superiore/ Luhen sot ndeshjet e javës së 5-të, spikat ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:04
Foto Ilustrim

Kategoria Superiore zbret sot në fushë më ndeshjet e javës së pestë.

Pesë sfida do të luhen këtë të diel, me 3 ndeshje që do të zhvillohen në orën 13:45 dhe 2 të tjerat në orën 16:45.

Bylis pret Teutën në “Adush Muça”, me ballshiotët që do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat ndaj durrsakëve, që vijnë me synimin për të dalë me tri pikë nga ky takim.

Tirana udhëton për në Kamëz, ku do të ndeshet me Kastriotin e vendit të dytë.  Një sfidë e vështirë për bardheblutë, të cilëve u duhet të bëjnë pa disa lojtarë të rëndësishëm.

Sfida tjetër është ajo mes Laçit dhe Apolonisë së sapongjitur në Superligë. Kurbinasit vijnë në këtë sfidë, pas disa rezultateve zhgënjyese, që solli dhe shkarkimin e trajnerit Armando Cungu.

Në 16:45 luhen dy duele interesante. Në “Loro Boriçi”, kryesuesit e Vllaznisë luajnë me Kukësin që I ka bërë një nisje jo të mirë sezonit, duke grumbulluar katër pikë në kaq javë. Në “Elbasan Arena”, Partizani i Ilir Dajës ndeshet me Skënderbeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat