Real Madridi projekton transferimin e Mbappes – dy lojtarë dhe një shumë të majme parash

Futboll

Real Madridi projekton transferimin e Mbappes – dy lojtarë dhe një shumë të majme parash

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:42
Kylian Mbappe

Real Madridi është duke e kërkuar me ngulm transferimin Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain.

Los Blancos ka kohë që tentojnë të transferojnë fituesin e Kupës së Botës, mirëpo parisienët nuk e duan largimin e tij.

Dëshira e Mbappes është tashmë e njohur, pasi ai e do kalimin te klubi më i madh evropian, por problem mbetet vlera e lartë që PSG mund ta kërkojë.

Mirëpo, sipas asaj që raporton AS, Real Madridi planifikon të ofrojë rreth 100 milionë euro dhe Iscon e Mariano Diazin në këtë ofertë.

Mesfushori spanjoll ka një vlerë rreth 80 milionë euro, derisa sulmuesi vlerësohet në atë 40 milionë.

Kështu, PSG do e shiste 21-vjeçarin për një shumë mbi 200 milionë euro, apo duke përfituar dy lojtarë dhe para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat