Nuk e morën në telefon as për të thënë se është shkarkuar, trajneri e çon në gjyq klubin

Futboll

Nuk e morën në telefon as për të thënë se është shkarkuar, trajneri e çon në gjyq klubin

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:01
Nuk e morën në telefon as për të thënë se është shkarkuar, trajneri e çon në gjyq klubin

Ish-trajneri i Barcelonës Kike Setien ka paditur klubin katalanas në lidhje me kontratën.

Trajneri që drejtoi ekipin blaugrana në periudhën janar-gusht 2019 befasoi me deklaratën e tij të fundit se klubi katalanas nuk i komunikoi zyrtarisht shkarkimin në muajin gusht, kur në vend të tij u emërua Ronald Kuman.

62-vjeçari kërkon që klubi t’i paguajë siguracionet pasi sipas kontratës, ai ka dhe një vit bashkëpunim me Barcelonën.

“Barcelona nuk më ka kompensuar, madje nuk më kanë ofruar asgjë. Ata nuk më telefonuan për të më thënë se u shkarkova si trajner”, bëri me dije Setien për “Cadena COPE”.

Setien zëvendësoi në janar të këtij viti Ernesto Valverden te Barcelona, por dështoi në të gjitha garat për të marrë trofe. Ai e mbylli kapitullin te Barcelona me eliminimin e turpshëm 8-2 nga Bajerni në Ligën e Kampioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat