Lushtaku: Klubit i duhen profesionistë dhe jo profiterë! Zoti e ndihmoftë KF Drenicën 

Futboll

Lushtaku: Klubit i duhen profesionistë dhe jo profiterë! Zoti e ndihmoftë KF Drenicën 

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:57
Lushtaku: Klubit i duhen profesionistë, dhe jo profiterë! Zoti e ndihmoftë KF Drenicën 

Ish futbollisti dhe ish trajneri i Drenicës nga Skenderaj, Tahir Lushtaku, ka një mesazh të qartë për klubin e zemrës. 

“Të gjithë bashkë për një KF DRENICA siç e dëshirojmë ... dhe jo ta shohim në këtë gjendje ..!

Që nga viti 1958  përfundimisht pas përgatitjeve të mëdha nga rinia shqiptare u themelua Klubi i Futbollit Drenica.

Veç më kishte ardhur koha të themelohet edhe klubi në sportin më të njohur në botë!

62 vite sakrificë gjeneratash për Drenicën e parë shqiptare në ish - sistemin komunist jugosllav! 

62 vite gjak dhe djersë e derdhur për Drenicën e rinisë sonë të Skenderajt e sidomos të asaj kohe të paraluftës ku dhe unë dikur me vonë, sikurse shumë të tjerë,  isha pjesë e saj..!

Që nga themelimi, qëllimi ishte që Drenica të përfaqësoi identitetin tonë, ngjyrat kuq e zi të Flamurit tonë kombëtar. 

Që nga viti 1989 si futbollist, edhe unë isha me shpirt i përkushtuar ndaj ta quaj “kësaj dashurie për klubin“ Drenica, e që vazhdova karrierën time si futbollistë  deri në vitin  2004.

Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk isha vetëm unë i dhënë me shpirt për këtë klub...!

Ishim shumë që kontribuam, ku sot jemi veteran të futbollit, të tjerë që tani edhe nuk janë në mesin tonë .
Sportdashës, njerëz që ia duan dhe ia deshëm  vetëm të merren këtij klubi...

Që nga viti 2008 isha Timonieri ta quaj “ i shtëpisë sime“, ku me shumë modesti e them  “u rrita në moshë me këtë klub“ duke luftuar me shpirt  e zemër për të pasur sukses. Kishte plot rënje e ngritje rezultatesh, probleme të shumta financiare, por  gjithnjë ishim me plot energji pozitive dhe përkushtim ndaj  FC Drenica .

Që nga paslufta ishim pjesë e Superligës së Kosovës, sikurse edhe FC Prishtina, duke mos rënë asnjëherë nga Superliga ! 

Fatkeqësisht nuk fituam asnjë Trofe përveç Kupës “Adem Jashari”, ishim 4-5 herë gjysemfinalistë të kupës,  por vetëm një herë në finale te saj!

Tani ç’ ndodhi me ty Drenicë...?Drenica tashmë ka një numër të tifozëve ku edhe pa fonde të mjaftueshme këta të rinj me shpirt gjithnjë i ka pasur mbështetës! 
Unë them ju lumtë Shqiponjat e Zeza.!

Por para se të fillojmë me akuzat e merituara ndaj stafit teknik dhe lojtarëve!  T’i hyjmë punës nga themeli, nga thelbi! Prej ku rrjedhin problemet që nuk janë probleme vetëm në terrenin e gjelbër, por rrjedhin edhe nga zyrat! 
Disa lojë me radhë pas disa arritjeve aty, këtu , pastaj gjithë kjo rënie...!? . 
Pse Drenica drejtë greminës? 

Drenica siç duket u bë poligon i dikujt brenda për brenda udheheqësise së klubit! Ndoshta shtabi teknik i trenerëve..!

Dikush bënë improvizime eksperimentale në strukturën e klubit , kryesitë, trajnerët i ndryshon si ti dojë qejfi..!
Por.... .!?

Duhet ndryshime pozitive në këtë klub....!
Klubit i duhen profesionistë, dhe jo profiterë!

Klubi me tifozerinë me të zjarrtë,  “Shqiponjat e Zeza”  ,disa njerez në kryesi, ( shtabi teknik ) them se ka arritur ne këtë nivel,  ku lojtarët nëse nuk ndjejnë keqardhje për rënie nga Superliga, së paku të respektojnë klubin dhe tifozët  dhe të mos bëjnë shaka gjatë ndeshjeve ...!

Ky klub duhet të marrë masam por... kush të marrë ato masa .?  E kanë humbur rrugën në oborr të vetin siç duket!
KF-Drenicës  i duhët ndryshim. KF Drenicës  i duhet reflektim.

KF Drenicës i duhet plan konkret, afatmesëm dhe afatgjatë me njerëz profesionistë dhe ekspert të fushës së futbollit! Prandaj po themi që: KF Drenicës i duhen të gjithë ata njerëz që kanë kontribuar gjithmonë të bëhen bashkë dhe të çojnë  klubin aty ku duhet dhe e meriton. 
Vetëm...

Zoti e ndihmoftë KF Drenicën”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij të facebookut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat