Hernandez: Jam në momentet më të mira të karrierës, nuk rikthehem të Reali

Futboll

Hernandez: Jam në momentet më të mira të karrierës, nuk rikthehem të Reali

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 10:50
Theo Hernandez

Mbrojtësi i AC Milanit, Theo Hernandez mendon se është në momentet më të mira të karrierës.

23-vjeçari është duke shkëlqyer të “Rossonerët”, kurse ndaj Parmas realizojë dy gola që të fitojë një pikë,.

Francezi ka thënë se është duke luajtur mirë dhe beson që është në momentet më të mira të karrierës.

“Që nga arritja ime të Milani, kam luajtur mirë. Ndeshja ndaj Parmas ishte ndër më të mirat në karrierë”.

“Mendoj se jam në momentet më të mira të karrierës”, tha ai për El Transistor.

Ndërsa, për rikthimin e mundshëm të Real Madridi, Hernandez konfirmoi se nuk është duke e konsideruar si mundësi.

“Nuk pendohem për largimin nga Madridi. Arrita shumë i ri të Reali dhe nuk pata minuta”.

“Ishte komplikuar, sepse nuk kisha besimin që kam tani. Nuk e shoh vetën duke u rikthyer të Reali”, përfundoi Hernandez.

Hernandez këtë edicion ka zhvilluar plotë 11 ndeshje në Seria A, ndërsa janë lider në tabelë me 27 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat