Kjo është më e reja për dy lojtarët e Kosovës në Francë

Futboll

Kjo është më e reja për dy lojtarët e Kosovës në Francë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:31
Kjo është më e reja për dy lojtarët e Kosovës në Francë

Mesfushori Valon Berisha dhe sulmuesi Arber Zeneli kanë startuar në ndeshjen që Reims do ta zhvillon kundër Nantes. Nga minuta e parë sot për Dijon ka startuar edhe Bersant Celina. Dijon luan kundër Lille.

Reims është në një pozitë tepër të palakmueshme në Ligue 1 pasi që nga 14 xhiro të zhvilluara ka vetëm 10 pikë.

Për këtë atyre sonte ju duhet një fitore në menyrë që të këndellen dhe të vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë, pasi që edhe Nantes nuk është më mirë sepse është në vendin e 14 dhe ka vetëm katër pikë më shumë se Nantes.

Kështu sonte për Reims nga minuta e parë kanë startuar dyshja e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli. Javën që lamë pas Arbër Zeneli shënoi një gol të bukur nga goditja nga këndi por që goli nuk i mjaftoi skuadrës së tij që ajo të fitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat