Ibrahimovic është i qartë: Unë nuk do ta lejoja Messin të merrte penalltinë vendimtare

Futboll

Ibrahimovic është i qartë: Unë nuk do ta lejoja Messin të merrte penalltinë vendimtare

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 00:33
Ibrahimovic dhe Messi

Zlatan Ibrahimovic ka treguar formë të mirë me Milanin këtë vit, duke arritur të shënojë 10 gola në Serie A. 

Suedezi ka folur për ish-shokun e tij të skuadrës Lionel Messi në një intervistë me UEFA-n.

Ai u pyet se kush do ta gjuante penaltinë për ekipin e tij të ëndrrave, ku në skuadër ishin ai dhe argjentinasi.

“Unë do të merrja penalltitë, 100 për qind”.

“Unë jam kapiteni [i këtij ekipi të ëndrrave], unë vendos kush i merr penalltitë”.

“Unë do të gjuaja tre të parët, pastaj do t’i lija një, pastaj do të merrja tre të tjerët, pastaj do t’ia lija një atij”, ishte përgjigjja e Ibrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat