Milan udhëton më shumë mungesa në Sassuolo

Futboll

Milan udhëton më shumë mungesa në Sassuolo

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 21:15
Foto Ilustrim

Milan ka udhëtuar sonte në Sassuolo dhe për ekipin e parë ata kanë ftuar edhe lojtarë të ri nga akademia

Sipas mediave në Italia, Milanit pritet që t’i mungojnë në këtë ndeshje: Ante Rebic, Zlatan Ibrahimovic, Simon Kjaer, Ismael Bennacer dhe Matteo Gabbia. Kështu që sot ata e kanë ftuar edhe të riun Emil Roback  që mund të luajë kundër Sassuolos.

Trajneri Stefano Pioli është detyruar të bëj shumë ndryshime, pasi që ai ka mungesë lojtarësh në pozita të ndryshme në skuadër.

Në sulm, nuk do të jetë vetëm Ibrahimovic  jashtë për gati një muaj por edhe Rebic nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të një lëndimi në shput.

Në këtë situatë emergjente, në skuadrën e parë është ftuar sot edhe 17 vjeçari Swede Roback.

Në mbrojtje, Pierre Kalulu mund të startojë përsëri si mbrojtës, pasi që mungojnë edhe Kjaer edhe Gabbia.

Kjo është skuadra e Milanit që ka udhëtuar për në Sassuolo: A Donnarumma, G Donnarumma, Tatarusanu; Calabria, Conti, Dalot, Duarte, Theo Hernandez, Kalulu, Musacchio, Romagnoli; Calhanoglu, Castillejo, Brahim Diaz, Hauge, Kessie, Krunic, Saelemaekers, Tonali; Colombo, Leao, Maldini, Roback.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat