Prishtina – Drita, super derbi transmetohet në këto dy televizione

Futboll

Prishtina – Drita, super derbi transmetohet në këto dy televizione

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:29
Prishtina – Drita

Sezoni vjeshtor në Superligën e Kosovës do të përfundojë sot me super përballjen Prishtina – Drita.

Dy skuadrat e mëdha, Prishtina dhe Drita takohen sot me fillim nga ora 13:30, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky ballafaqim do të transmetohet në Art Sport dhe në Klan Kosova.

Drita do të mbyll sezonin vjeshtor si kampione vjeshtore, por synon fitoren për t’u shkëputur në tabelë, kurse Prishtina dëshiron fitoren që të rikthehet në luftën për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat