Prishtina-Drita, derbi i madh

Futboll

Prishtina-Drita, derbi i madh

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Prishtina-Drita, derbi i madh

Sot do të përmbyllet stinori vjeshtor i edicionit 2020/21 të Superligës së Kosovës në futboll me një ndeshje shumë interesante në kryeqytet.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina do të jetë vendëse e Dritës.

Pas ecurisë fantastike që kulmoi me fitoren ndaj Ballkanit, Prishtina synon që të mbyllë vjeshtën me një fitore tjetër të madhe për t’iu afruar dy ekipeve të para në renditje.

Në anën tjetër, Drita, e cila gaboi me Arbërinë në xhiron e kaluar duke barazuar në shtëpi, do të kërkojë minimalisht barazimin për të shtuar në një pikë diferencën me Ballkanin dhe për të mbajtur larg Prishtinën.

Të kujtojmë që kjo përballje i takon xhiros së tretë, por që ishte shtyrë për shkak të angazhimit të Dritës në garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat