Lojtari luan me telefon në xhep ndaj Bilbaos!

Futboll

Lojtari luan me telefon në xhep ndaj Bilbaos!

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:04
Lojtari luan me telefon në xhep ndaj Bilbaos!

Një episod vërtet i rrallë ka ndodhur në sfidën mes Athletic Bilbaos dhe Huescas që luajt të premten dhe u mbyll me suksesi 2:0 të skuadrës baske.

Mbrojtësi i skuadrës mike, Jorge Pulido zbriti në fushë me telefon në pjesën e dytë. Nuk e kishte kuptuar fare dhe për mbi 6 minuta po luante me të në xhep.

Në një moment u kthjellua, kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe ai dorëzoi atë arbitrit kryesor. Ky i fundit ndaloi lojën dhe ia dorëzoi aparatin telefonik arbitrit të katërt.

Fati e deshi që Pulido, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, të merrte të verdhën e dytë në fundin e ndeshjes.

Ishte minuta e 86-të, ndeshja nuk ishte zhbllokuar akoma, Pulido shkaktoi penallti dhe u largua para kohe nga fusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat