Lajm i keq për Skënderbeun

Futboll

Lajm i keq për Skënderbeun

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:38
Lajm i keq për Skënderbeun

Mërgim Shala ka mbyllur vitin dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshje të tjera. Gjithçka lidhet me një dëm të madh që mbrojtësit të talentuar i shkaktuan kontrollet e kryera në Shqipëri dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Nga sa raportohet, burimet e gazetës tregojnë se pas dëmtimit të pësuar në gishtat e këmbës në ndeshjet e fundit miqësore, gjithçka ishte trajtuar si goditje. Nga kontrollet që ka bërë mbrojtësi, si në vendin tonë dhe në shtetin fqinj, i është rekomanduar për të vazhduar me terapi riaftësuese, pasi nuk ka pasur gjë tjetër veçse një goditje.

Pasi kaluan javë dhe muaj dhe gjendja e lojtarit nuk po njihte përmirësime, klubi insistoi për një kontroll të specializuar në Suedi. Duke qenë se vetë lojtari ka pasaportën suedeze, udhëtoi drejt vendit skandinav dhe nga kontrollet atje rezultoi se kishte frakturë në këmbë.

Kjo pritet që t’i kushtojë lojtarit edhe disa javë më shumë regjim dhe më pas terapi më të specializuara. Për momentin Shala ndodhet në Suedi ku po asistohet nga mjekë të specializuar për të tilla dëmtime.

Një problem, që veç se i kushtoi rëndë lojtarit dëmtoi edhe Skënderbeun, që e kish llogaritur si titullar të padiskutueshëm dhe një pikë të fortë të ekipit këtë sezon. Ahmataj tashmë është gjithë sy e veshë nga rikuperimi i Shalës, për të krijuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e duhur në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat