Barcelona heq dorë nga transferimi i Shkodran Mustafit

Futboll

Barcelona heq dorë nga transferimi i Shkodran Mustafit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:31
Shkodran Mustafi

Barcelona thuhet se ka hequr dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi, pavarësisht që agjenti konfirmoi bisedimet.

Mustafi nuk është në formacionin startues të Mikel Artetas dhe këtë edicion ka zhvilluar vetëm 44 minuta në Premierligë.

Kontrata i skadon në fund të sezonit, por thuhej se ishte afër kalimit të Barcelona.

Sipas Mundo Deportivo, katalunasit nuk kanë interesim për të transferuar fituesin e Kupës së Botës.

Mustafi nuk ka qenë titullar i padiskutueshëm që nga largimi prej Valencia, derisa Arsenali preferon ta shesë muajin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat