Kjo është arsyeja e ‘çmendur’ pse Messi e injoron topin në fillimin e ndeshjes

Futboll

Kjo është arsyeja e ‘çmendur’ pse Messi e injoron topin në fillimin e ndeshjes

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:53
Lionel Messi

Ndoshta ju e keni vërejtur se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është gjatë tërë kohës i përfshirë në lojë, por në fillimin e ndeshjes e injoron dukshëm topin.

Pse ndodh kjo arsye, e ka zbuluar ish trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Messi shpesh herë në minutat e parë të ndeshjes i shikon vetëm kundërshtarët, ecën nëpër fushë, por injoron dukshëm topin duke shikuar mbrojtjen kundërshtare.

Argjentinasi sheh çdo hap dhe çdo detaj të kundërshtarëve dhe sapo t’i mësojë dobësitë ai fillon të ‘sulmojë’.

“Pasi ndeshja të avancojë, ai fillon pak nga pak. Por, ai e di saktësisht dobësitë e kundërshtarëve”, tha ai.

Kjo arsye ndodh që të jetë mjaftë e vërtetë sepse kemi parë që Messi arrin të shënojë nga pozita të cilat janë thuajse të pamundura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat