Nagelsmann tregon arsyen që refuzoi Real Madridin

Futboll

Nagelsmann tregon arsyen që refuzoi Real Madridin

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:59
Nagelsmann tregon arsyen që refuzoi Real Madridin

Trajneri aktual i skuadrës gjermane, Leipzig, Julian Nagelsmann ka qenë shënjestër e Real Madridit për ta marrë “timonin” e kampionëve në fuqi të Spanjës.

Gjermani, Nagelsmann në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” ka thënë se nuk ishte koha e duhur për t’u bërë trajneri i Real Madridit.

“Nuk është se kisha një kontratë përpara meje gati për të nënshkruar në atë kohë”, tha fillimisht Nagelsmann.

“Unë thashë se nuk kishte kuptim në atë kohë. Kishin mbetur vetëm tre javë deri në fillimin e sezonit dhe nuk dija ndonjë fjalë spanjisht. Nuk do të kishte qenë në përputhje, as me kërkesën time, as me atë të Real Madridit”, shtoi mes të tjerash ai.

Leipzigu në drejtimin e Nagelsmannit është në pozitën e tretë në tabelën e Bundesligës me 28 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat