Jeta që do të sigurohet në fushën e sportit

Futboll

Jeta që do të sigurohet në fushën e sportit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Jeta që do të sigurohet në fushën e sportit

Jeta do të sigurohet në vendin e sportit! Edi Rama ka qenë i pranishëm te Infektivi, atje ku ka uruar mjekët për festën e Krishtlindjeve.

Kryeministri i Shqipërisë ka treguar edhe disa detaje mbi vaksinimin për pandeminë që do të fillojë shumë shpejt edhe në vendin tonë.

Interesante është fakti se është zgjedhur “shtëpia e futbollit”, “Air Albania”, si vendi ku do të kryhet vaksinimi.

Kjo për arsyen se është një ambient i hapur dhe njëkohësisht mund të kontrollojë më mirë radhën e njerëzëve që janë në pritje për ta bërë atë.

“Bashkë me ministren kemi filluar të adapotojmë një projekt te stadiumi “Air Albania” për të vendosur gjithë ekipet që do bëjnë vaksinimin, sepse siç kemi dëgjuar na kanë sugjeruar në mjedis të hapur është shumë më mirë për të pasur edhe radha të kontrolluara.

Në javën e parë të janarit do e kemi të instaluar, dhe do fillojmë me vaksinimin kështu që shumë shpejt do t’ju imunizojmë juve një herë e hap pas hapi edhe grupet e prioriteteve, ne kemi vendosur, mjekët, mësuesit edhe punonjësit e policisë”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat